• |
ide | kryesore

Ngricat/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për gjendja e rrugëve

Arkiva



Moti duket se është përmirësuar gjatë natës pasi reshjet kanë pushuar, por temperaturat e ulta kanë shkaktuar ngrica në shumë akse rrugore. Me anë të një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta por është punuar edhe për zgjerimet anësore të rrugës. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës.

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, shkruan ARRSH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *