• |
ide | kryesore

LSI reagon pas arrestimit të Lefter Kokës: Shqiptarët s’duan drejtësi me regji, por të vërtetë dhe në kohën e duhur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilëson të vonuar, hipokrit dhe pa asnjë vlerë arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i akuzuar nga kjo forcë për aferën e inceneratorëve.

Vasili deklaron se banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve se ajo do të blinte vota të LSI për llogari të Rilindjes.

Sipas tij, në krye të bandës është dhe vetë Edi Rama dhe se banda e inceneratorëve e detyroi dhe Lulzim Bashën të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në komisionin hetimor parlamentar.

Deklarata: 

Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar SPAK-un.

Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji.

Banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.

Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë.

Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.

LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar.

Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!!



4 Comments

  1. Sali Berisha vërtetë po lufton për jeta a vdekje për të gjetur një strehë politike për Familjen e tij non grata, por kur vjen puna e konsumimit të veprave penale, përdor gjithnjë të tjerët, duke shpëtuar prapanicën e tij.

    Urdhëroi verbalisht SHIK për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm se Hoxha e pa në një takim me Mollosheviçin në Shën Naum.

    Urdhëroi Bashkim Gazideden për përgjimin e Azem Hajdarit, rrahjen kundërshtarëve në PD dhe PS, lidhjet me celulat terroriste, për pushtimin e Jugut etj.

  2. Lere lulushin se u mor vesh qe i sherben statuskose. U mor vesh me Ramen tia lere mandatin e trete qe ai ge pastroj parate e vjedhura dhe te rregulloj sa mundet letrat se spakun ne xhep e ka.

  3. E saktë! Ky arrestim bëhet thjesht për të na hedhur hi syve , për ti treguar njerëzve “qe ja drejtësia funksionon”. Dhe kjo bëhet tani ne situatën e ndezur politike thjesht per show.

    Fallco, e stisur, e shëmtuar, e pisët kjo alla soj “drejtësie” e fëlliqesirave të kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *