• |
ide | kryesore

Me kokainë e cannabis sativa me vete, tre të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre të rinj mes tyre një vajzë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuar janë shtetasi A.Gj., E.H. 23 vjeç dhe G.D. 22 vjeçe, të cilët janë kapur në zona të ndryshme duke shpërndarë lëndë narkotike.

Sipas uniformave blu mësohet se  22 vjeçares pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. D., 22 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, njofton policia.



1 Comment

  1. policia qe duam. vari karin. arrestojn njere qe i kapin me sasi per perdorim personal dhe i nxjerrin neper gazeta si sukses i madh i policis. nderkoh loburatore te titpit xibraka dhe firmat e importimit te bananeve bejn kerdin duke shit tonelata. ram-poturja me ministrat e vet i qi ropt konsumit. shtet bythqir dhe fallco, vec propagand asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *