• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Elbasan, arrestohet një 21-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Është arrestuar 21-vjeçari N.N., i cili shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur 65 vjeçari B.B. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 17:25 në aksin rrugor Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas.

Gjithashtu Policia e Elbasanit bën me dije se në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Përkatësisht është arrestuar R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë.

Po ashtu është arrestuar edhe – B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

 

 

“Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. N., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vidhas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B. B.;

– B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *