• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: Kriza në PD zgjidhej vetëm me gjykatë, ose vetëgjyqësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Astrit Patozi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se fakti që dy fraksionet e PD-së kanë përfunduar në gjykatë, nuk është lajm i keq.

“Gjykata ose vetëgjyqësia ishin rrugët e vetme. Tashmë, kemi të bëjmë me dy formacione politike të ndryshme dhe si të tilla, ndarja është e pashmangshme. Por, ndarja nuk është fundi i botës. Antagonizmi i dy palëve ka arritur pika groteske. Po t’i dëgjosh, sot kanë shkuar aq larg sa nuk do të çuditesha po të bënin njëri-tjetrin edhe vrasës të Avni Rustemit.

Kemi dëgjuar që Basha ka shitur detin, që Berisha ka rrahur ish-krerët e PD-së, që Berisha është ish-komunist i pandreqshëm… Këtu kemi të bëjmë me degradim. Po degradon një politikë arkaike që nuk ka asnjë raport me të vërtetën”, u shpreh Patozi.

“Në datën 18 dhjetor nuk parashikoj të papritura. Të dyja palët do të shkarkojnë njëri-tjetrin sepse nuk ka shpresë për kompromis politik”, shtoi Patozi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *