• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia e Kosovës gjen laboratorin me 700 bimë narkotike, ndalohen dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e stome policia e Kosovës ka identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike në Shkabaj të Obiliqit, ku janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike.

Lidhur me këtë rast, policia ka ndaluar dy persona të dyshuar me sasinë e drogës.

Në një njoftim për media të Prokurorisë së Shteti bëhet e ditur se bimët narkotike janë gjetur gjatë bastisjes së kryer në bodrumin e shtëpisë së të dyshuarit dhe se ishin të gjatësisë mbi 2m, të llojit kanabis.

Në këtë çështje penale, prokurori i shtetit ka aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me ç’ rast me aktvendim të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dy persona të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, nga neni 272 lidhur me nenin 275 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *