• |
ide | kryesore

Një ditë para Kuvendit të Bashës, kryesia e PD merr vendimin për ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike ka mbledhur sot në mbrëmje kryesinë.

Mësohet se Kryesia ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, i cili përbëhet nga 6 anëtarë .

Sipas News24 ata janë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Më herët është zbardhur edhe rendi i ditës në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga kreu i PD Lulzim Basha.

Pika e parë e rendit të ditës lidhet me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së.

Pika e dytë me aksionin politik të PD-së dhe pika e tretë me miratimin e programit për ta përgatitur strukturën e partisë në zgjedhje.

Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.

RENDI I DITËS

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”./news 24



3 Comments

  1. Kjo Godole tha jam dhi e zgjebosur bishtin përpjetë në.Opinion
    Spaska pike vetvleresimi .
    Si mund të votojme për këtë kur të ketë zgjedhje
    Alibeu kur ishte ministër shtresën e vet të ish të përndjekurve i vinte në rresht prapa min për të kerku dokumentat ,burg,internim
    Që i merrnin të shkretët nga ministria e shtetit për ti cu në një tjetër ministri të shtetit .E të presësh hajer nga këta.
    Po kështu edhe Berisha që ishte në krye po te donte e kishte rregullu këtë vend.
    Tani na futi prap tritan shehun kur kishte luciano bocin aty me 9000votues.
    Tall b merua tani i nxjerr vidio e tritan shehut.

    O BERISHE HIQ DORE NGA NJEREZIT E DOBET ATA TE SHESIN KOLLAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *