• |
ide | kryesore

Inter thyen rekordin që zgjaste nga 1950 në Serie A: superohen 100 gola në një vit, por Milani nuk arrihet

-Instant, Sport



Goli i shënuar nga Dumfries kundër Salernitanës është, në mënyrën e tij, historik për Interin, i cili arriti – dhe më pas e kaloi – për herë të parë në historinë e tij numrin rekord prej 100 golave të shënuar në Serie A në një vit kalendarik (rekord i mëparshëm ishte 99 në 1950). Skuadra e Simone Inzaghit deri më tani ka shënuar 48 gola në tetëmbëdhjetë ndeshje të kampionatit, të cilëve i shtohen 55, të pjesës së parë të vitit nën drejtimin e Contes: gjithsej 103. E në këtë 2021 mbetet ende për t’u luajtur ndeshja kundër Torinos…

Edhe Atalanta shumë shpejt mund ta thyejë këtë barrierë: bergamaskët janë në kuotën 99 dhe sot do të luajnë kundër Romës. Në një nivel rekord absolut, Milani mban rekordin me 120 gola në vitin 1950. Kuqezinjtë e kishin prekur numrin tre shifror edhe në 1948 (105), ashtu si Torino (111 në 1947 dhe 114 në 1948) dhe Juventus (100 në 1933).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *