• |
ide | kryesore

Atentati me tritol në Vlorë, FNSH blindon rrugët e qytetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas atentatit ndaj biznesmenit Indrit Sadedini, FNSH e ardhur nga Fieri ka blinduar të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës. Efektivët e policisë po kryejnë kontrolle ndaj çdo automjeti që hyn dhe del nga territori i qytetit.

Shpërthimi i fuqishëm me eksploziv la të plagosur rëndë 33-vjeçarin i cili është dërguar te Trauma në kryeqytet dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë nga vetë 33-vjeçari si dhe kamerat e një supermarket aty pranë. Autoritetet dyshojnë se atentatori ka qenë jo më larg se 200 m larg vendit të ngjarjes, ndërsa eksplozivi dyshohet se ka qenë një mekanizëm me telekomandim.

Biznesmeni i dyshuar per perfshirje në trafik narkotikësh kishte qenë pjesë e një atentati në 2017 në lokalin e tij. Në atë kohë nuk pati deme pasi sulmi ndaj tij dështoi dhe 9 persona u shoqëruan në polici. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të 4 viteve më parë. /ABC



1 Comment

  1. Keto duhet te gjej dhe kap policia. Jo te merret me idiotsira qe i nxjerr ne media si megaarritje.
    Kemi ndertua nje “Polici te forte per te dobtin, dhe nje pseudopolici per te fortet.
    Gjithe kriminelet e rezikshem qe marrin jete, apo trafikojne droge ikin ne “drejtim te paditur “ per “Policine e forte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *