• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City ‘shtyp’ Premier League: poker ndaj Newcastle, Chelsea frenon akoma

-Instant, Sport, Video



Në Premier Ligën e torturuar nga Covid, me gjashtë ndeshje të shtyra në javën e 18, vazhdon pa ndalesa ecuria e Manchester City kryesues: 4-0 në shtëpi ndaj një Newcastle në krizë dhe fitorja e tetë radhazi për djemtë e Guardiolës me golat e Dias, Cancelo, Mahrez dhe Sterling. Nga ana tjetër, ka një moment negativ që nuk po mbaron për Chelsea, gjashtë pikë larg vendit të parë me dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit: mbyllet 0-0 në Wolverhampton.

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY 0-4
Marshimi i Manchester City në Premier League vazhdon si një rul kompresor: fitorja e tetë radhazi për djemtë e Guardiolës që mbyllin kështu javën e tetëmbëdhjetë në krye të renditjes. Në shtëpinë e një Newcastle në krizën të thellë dhe i fundit në renditje, me pikë të barabarata me Norwich, një pjesë loje mjafton që Citizens ta zgjidhnin këtë çështje. Pas vetëm pesë minutash ishte Dias ai që kaloi përpara të tijtë, në një asist të Cancelos, pastaj ishte vetë mbrojtësi portugez ai që nënshkroi dyfishimin në minutën e 27. Gjithçka shumë e lehtë për City, ndërsa Newcastle nuk arriti kurrë të bëhet i rrezikshëm. Miqtë dominuan dhe në minutën e 65 mbërriti trisi i Mahrez, përpara se Sterling, në minutën e 86, të fiksojë pokerin përfundimtar.

WOLVERHAMPTON -CHELSEA 0-0
Moment negativ i Chelsea që rrëshqet në barazimin e dytë radhazi dhe ndalet me vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Një trend që i çon Blues në vendin e tretë me gjashtë pikë distancë nga kreu. Ndeshje e bllokuar në pjesën e parë me goditjen e vetme të përfaqësuar nga goli i Podences i anuluar në minutën e 15′ për pozicion jashtë loje të Raul Gimenez, më pas dy skuadrat humbën në mjegull dhe e patën të vështirë të dhuronin emocione të mëdha. Në pjesën e dytë, muzika ndryshoi disi, Chelsea shtyn përpara dhe Wolverhamtpon mbështetet në kundërsulme, por me Lukaku dhe Werner të ndaluar nga Covid është e vështirë për djemtë e Tuchel. Wolves kanë një mbrojtje të hekurt e, në fund tentuan të përdorin edhe shpejtësinë e Adama Traores por 0-0 nuk ndryshoi deri në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *