• |
ide | kryesore

Rikthimi i protestave/ Rama shkul kërpudhën nga kryeministria

-Instant, Kryesore



Frika e protestës së Berishës e ka detyruar kryeministrin Rama të urdhërojë shkuljen e instalacionit të kërpudhës nga oborri i kryeministrisë. Bashkë me blindimin e portës kryesore dhe përforcimin e markizës mbi të forcat e sigurisë kanë hequr edhe verprën e autorit Carsten Holler. Gazetari i Lapsi.al që kaloi sot pranë kryeministrisë vërtetoi se ajo nuk ishte më aty. E gjithë kryeministria eishte e rrethuar me polici, vetura të uniformave blu dhe furgonë të blinduar.  Rreth 2000 forca policie jane aty për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës kundër presidentit serb Vuçiç, ndërkohë, që bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të  Serbisë.

Lexo me tej:

Ç’ka mbetur në kryeministri nga kërpudha e shkatëruar gjatë protestës së parë (foto)

Gjatë protestave të PD-së në shkurtit 2019 u shkatërrua kërpudha simbol në oborrin e kryeministrisë, vepër e artistit të preferuar të Ramës Carsten Holler. Në pamundësi për të hyrë brenda godinës manifestuesit e shkallm atë në 17 shkurt.

 
Kryeministri Edi Rama reagoi atehere në Tëitter: “KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler,pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndjesë Carsten,kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët?, shkruajti Rama.

Por kur Basha u shndërrua në zjarrfikës protestash pas qershorit 2019, kërpudha u rivendos sërish në korrik 2020. Përpos imponimit të shijeve të tij artistike ky veprim u interpretua si simbolik nga ana e kryeministrit: Ai shprehte njëkohësisht triumfin e vendosjes së normalitetit dhe mposhtjen e manifestimeve të dhunshme kundër regjimit të tij.

Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet.

Andi Bushati: Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

Rreth një vit e gjysëm më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”.

Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”. “Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

Tani kur protestat i thërret jo më Basha por Berisha, Rama është detyruar ta shkulë sërisht për ta mbrojtur kërpudhën.

©Lapsi.al



32 Comments

    1. e ke fjalen si eventi i shoqates basha bardhi tek pallati i kongreseve ? 😀 😀 😀 😀

      gazkurv fugshqyer

    1. Ando a e pe sa persona kane bere referendumin real te Berishes + tigrin e LSI Ylli Manjani & co. Pjesmarrja tani do shtohet si letrat e hedhura ne kuti te kuvendit te Berishes. Shqiptaret ne shumice nuk jane dhe kurrsesi nuk do jene antiamerikane perpos nje pakice militantesh te verber, ish drejtues dhe punonjes te korruptuar te administrates Berisha & Meta. Per qejfin e Shkullakut shumzojini protestuesit edhe me 10 fishin por prape nuk do e kapin shifren referendare te transvestites Vokshi.

  1. Di njeri ku ka kaposha te lire per vit te ri? Ato gjelat e divjakes i kishin ber cmimet kacafiu. Ku eshte shteti, pse i le tregetaret ti ngrene cmimet e gjelave ne qiell? Cpopull paskemi qene moree

  2. Cecenet ne Proteste hahahahaha Amerika i ka abandonuar se e di se kush jane shume shpejt kryetari i tribuve veriore Salih Karaxhic ne burg

  3. Aman ta heqi sa here te doje, vetem mos e vere 25% me te larte. Se eshte edhe kerpudhe me veti psikotrope, vetem duke ua permendur u paska dhene efekt disave ketu

  4. “Cecenet” protestojne te pakten, ndersa sklleverit si ju duan vetem buke dhe cirk.

    Hajt gezuar dhe shendet! Ju befte tul e dhjame gjeli.

  5. Sali Berisha, tashmë i zbuluar për krimet e tij ndaj kombit, po kërkon një folè. Foleja e fundit nga ku doli përjetësisht, ishte Parlamenti dhe Partia Demokratike. Në Amerikë dhe në vendet e Evropës nuk i shkel më këmba. Në Tropojë, ku ka lindur- u shoqërua nga një ushtri e tërë militarësh për në Foltore; atje thonë se ‘është edhe në gjak’ kanunor… Atëherë, ku do ta ndërtojë ‘çerdhen’? Fatmirësisht për të, erdhi zoti Vuçiç. Bashkë me këtë po ndërtojnë çerdhen e ‘nacionalizmit’. Kjo është çerdhja e fundit e maskarenjve, thotë Makiaveli.

    1. George Soros is Jewish but when the Nazi’s came, he turned on the Jews. He openly has admitted to it. He in essence became a Hitler youth. He turned in all the other Jewish families he knew, helped confiscate their wealth and send them to concentration camps. As a grown man looking back, he has no remorse for his decision, no sadness for those he sent to their death. So he may have been born Jewish, but he chose to be a monster. He is one that should have been tried for war crimes.

  6. Po ju fut Berisha nje pune ska zot ta ndaloje!
    Tani shkruani e beni palle sa te doni mero&company po do shikoni si do fshiheni apo ne rastin tjeterdo e dridhni . Por aha ju njohim

  7. Rikthimi i kti t’imit

    Mire esht qe Sala te beje dhe nja ca te tjera nga kto protestat madshtore sa ska maru viti

    Se pas gjelit robt i harrojne vujtjet qe na ka sjell Sorosi, e i gjati na ngelet ne dere dhe nja tre vjet te tjera pastaj

  8. Kabllogrami amerikan pas takimit me Clinton: Berisha nuk është për pavarësi të Kosovës, por do autonomi brenda Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *