• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU, zbulohet kush e zëvendëson

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit Bledar Skënderi është liruar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe në vendin e tij është emëruar Jeta Deda. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë. Skënderi është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përpara afro një viti. Më herët, Skënderi ka mbajtur disa poste, përfshirë atë të zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t e të Burgjeve si dhe ka qenë anëtar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Zëvendësuesja e tij, Deda ka punuar më parë në kabinetin e kryeministrit.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

 



2 Comments

  1. Shkarkohet…? Ky eshte per BURG PER JETE !. Nje qelbesire si ky, qe u qelb qe kur ishte ne kqz si veremli dhe pazarxhi te shkarkohet…. ? Eshte lluks i patolerueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *