• |
ide | kryesore

Britney Spears gati për një rikthim në muzikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears dha një lajm të mirë për fansat e saj, pasi lajmëroi për muzikë të re në një video të postuar më shumë se një muaj pas përfundimit të kujdestarisë së saj shumë të diskutuar.
Ylli i pop-it, e cila nuk ka publikuar një album që nga viti 2016, tregoi gamën e saj mbresëlënëse vokale në video, teksa shfaqi barkun e saj të tonifikuar në palestër me një bluzë ngjyrë vjollce seksi.

“Sapo e kuptova këtë dje … pas asaj që familja ime u përpoq të më bënte me mua tre vjet më parë… Më duhej të isha motivuesja e vetvetes. Zoti e di që ata nuk ishin… kështu që unë thjesht lexova vetë. Kjo është ajo që gjeta: Ikona pop me shumë platinum, fituese e çmimit “Grammy”, Britney Spears është një nga artistet më të suksesshme dhe më të famshme në historinë e pop-it me afro 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën”, është shprehur Britney.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *