• |
ide | kryesore

Katër alibitë e Ramës për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të Janarit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Skandalin e patronazhistëve që publikoi Lapsi.al për të dhënat personale të 910 mijë banorëve të Tiranës dy javë para zgjedhjeve të 25 Prillit, Edi Rama qe i dënuar ta relativizonte për të minimizuar efektin negativ në ditën e votimit.

Por tani që dolën sheshit pagat e muajve Janar dhe Prill të qindra mijëra qytetarëve, kryeministri ka hedhur disa alibi mbi variantet e mundshme se si rrodhën këto informacione nga institucionet shtetërore. Të gjitha versionet që jep Rama kanë për synim shmangien e përgjegjësisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, por edhe të vetë atij, si njeriu që lejoi krijimin e databazës me të dhënat personale të qytetarëve dhe transferimin aty të informacioneve vetjake që qytetarët ia kanë besuar shtetit.

Por shpjegimet që kryeministri dha sot në konferencën për gazetarët tregojnë edhe se ai nuk ka idenë më të vogël, se çfarë informacionesh kanë rrjedhur nga kompjuterat e institucioneve shtetërore te patronazhistët e PS-së e më tej në publik.

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Alibia nr.1) Pagat i nxorrën nga Partia Demokratike për të krijuar destabilitet

Alibia e parë që Rama hodhi në publik është se materiali me pagat e janarit u shpërnda përmes ëhatsapp nga Partia Demokratike. Sipas Ramës, opozita synon të krijojë destabilitet me këtë lëvizje.

“Nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort, siç thashë, të vështirë për t’u kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para dhe duke pasur parasysh dhe deklarata të bëra nga foltoret e Kuvendeve të antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit” tha Rama duke lënë të kuptohet se është në pritje të skandalit të radhës.

Alibia nr.2) Pagat u nxorrën përmes inspektorëve të tatimeve që kanë akses në sistem

Kryeministri e drejtoi gishtin sot tek inspektorët e tatimeve, pasi nga të dhënat paraprake del se informacionet për pagat janë marrë nga njerëz që kishin akses në sistem. Sipas Ramës prokuroria duhet të hetojë pikërisht tatimorët që mund të kenë tërhequr informacionet sensitive nga serverat e tatimeve.

“Nga analizat paraprake, ngjan shumë më tepër si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo”

Alibia nr.3) Relativizimi i skandalit duke përmendur rastet e tjera nëpër botë

“Ndodh në të gjithë botën, bëhen edhe filma” shprehja lapidare e “rilindasve” sa herë ndodhin ngjarje që trondisin opinionin publik u hodh edhe në këtë rast. Kryeministri përmendi vjedhjen e të dhënave sensitive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmendi rastin e Kanadasë kur u vodhën të dhënat e 360 mijë mësuesve, rastin e vjedhjes së 1 milion gjurmësh gishtërinjsh nga policia e Londrës dhe vjedhjen e të dhënave të personave që hynin apo emigronin ne Francë. Të gjitha këto raste, Rama i solli në vëmëndje për të relativizuar skandalin, duke thënë se dalja e të dhënave sensitive është diçka që ndodh kudo, si një formë për ta normalizuar thyerjen e besimit ka provokuar kjo ngjarje.

Alibia nr.4) Pagat nuk i duhen procesit të patronazhimit për në zgjedhje

Dalja në publik e pagave për qindra mijëra qytetarë, sipas Ramës nuk duhet të ketë asnjë lidhje me skandalin e patronazhistëve. Nëse kjo del e vërtetë, është e qartë se fatura i shkon Partisë Socialiste.

Pikërisht për të mohuar përvetësimin e databazës me pagat e qytetarëve nga Tatimet tek Partia Socialiste që këto të përdoreshin më pas për ndikimin ndaj votuesve, kryeministri Rama u shpreh: “Nuk ka nevojë. Cila mund të jetë nevoja në botë e shtetit, e shumicës qeverisëse për të bërë gjëra të tilla. Cila? Më thoni një nevojë se cila është nevoja e të tjerave do t’jua them kur të mbarojnë hetimet, por cila është nevoja? Nuk ka nevojë. Nuk është fare e nevojshëm për të bërë databaza. Presion? Për çfarë? Po pse, nuk e dimë ne ku punon ti? Për të thënë meqë ky e ka rrogën 100 mijë euro, do t’ia blejmë votën 150 mijë?”

Skandalin e përvetësimit të të dhënave personale të qytetarëve në një program gjigand, Lapsi.al e paralajmëroi që në 18 Prill, pasi kishte publikuar databazën me 910 mijë emra qytetarësh të vëzhguar nga 9 mijë patronazhistë të Partisë Socialiste. Në rrëfimin ekskluziv për Lapsi.al, burimi i informacionit përmendi edhe pagën si një nga të dhënat që dispononin patronazhistët e PS-së për çdo qytetar.

“Në sistemin e drejtuesve që aksesohet me VPN ka gjithçka që shteti ka grumbulluar për një person. Të dhënat e përgjithshme, emër, mbiemër, ID. Pastaj të dhënat e veçanta, si adresë banimi, numër telefoni, vendin e punës, çfarë përfiton nga shteti, kemp, ndihmë ekonomike, a ka bërë ndonjë legalizim, a ka aplikuar për legalizim, a ka pësuar dëme nga tërmeti dhe nëse ka aplikuar pranë institucioneve të posaçme të ngritura për këtë qëllim, ku punon, ku ka punuar, sa e ka rrogën, nëse është pronar i ndonjë kompanie, çfarë gjobash ka, etj etj. Këto të dhëna nxirren nga sistemi dhe ju shpërndahen patronazhistëve sipas listës së emrave” u shpreh në atë kohë burimi i Lapsi.al.



12 Comments

  1. Alibia 5 – “Pagat i nxorri Qim Peka se u xhelozu nga rroga 9mln e Dudushit dhe 12mln e EniVasilit”!

    1. Namyti Mero Llumi, alibia me e forte eshte ajo kur thote se i nxori PD, nderkohe qe kryetari i PD eshte akoma ne gjume.

  2. O Z. Bushati e Shkullaku, ore eshte e rende sa nuk thuhet kjo qe ka ndodhur, lemeri! Por…, brenda absurdit te politike-berjes Shqiptare, mjaft te veresh ndryshimin rrenjesor te reagimit te Rames dhe ciceruesve te tij ne krahasim me skandalin e “patronazhisteve” me heret per te kuptuar se qeveria do te fokusoje debatin ketu, te kjo teme, aq sa eshte gati te shkoje vete Kryeministri ne prokurori, e cila papritmas eshte kujtuar per arsyen qe egziston e ka filluar hetimin nga zyrat ku ka origjinen ky info (e gjithe kjo nga vete te siperpermendurit). Pasi kupton kete, mjafton te besh nje ushtrim te thjeshte te kujteses afatshkurter per te risjelle se ku ishte debati para ca ditesh, vjedhja qindra miliona euroshe me inceneratoret dhe arrestimi i bujshem i nje ish-ministri te LSI per 3-4 miljone Eur. Do ju lutesha si redaksi qe mgjs sigurisht duhet te ndiqni dhe zhvillimet te fundit e sidomos me kete peshe te ketij skandali te fundit, mos lini pas dore prapaskenen e ndodhise, sigurisht nese kjo eshte konform dhe analizes suaj. Keep it up!

    1. Faqja 2 e excelit te Prillit ndan ngjashmeri me database e patronazhisteve, qe nga numri i rekordeve e deri tek ç dhe ë qe shfaqen me shkronja te cuditshme. Eshte ashiqare e nxjerre nga AKSHI po keta kane vendosur te na sfidojne intelektin. Jane qesharak ne maksimum!

  3. Aman mos e quani ‘kryeminister’ ate birin e anetes se na veshtiroset vetja
    Te drejtosh qeveri e shtet dmth te mbash pergjegjsi. A pret kush pergjegjesi nga ky zagar

  4. pikërisht ata që na flasin për Nënë Terezën, për Krishtin, që na urojnë Bajramin, që bëjnë dua për të Shenjtën!

    Dhe tani thërrsasin : Pooooolicaaaaaa kapini këta që krijuan rrjedhje informacioni, na nxorrën të palarat, na nxorrën sekretet tona!

    Ja po ja u them, nuk ka bir nëne që e dënon dot në bazë të ligjit atë, burrë, por më tepër grua (supozoj unë) që ka bërë të rjedhë ky informacion!

    I ka bërë një shërbim historik kërtij kombi!

  5. “Shteti ka nxjerre qytetaret lakuriq ne rruge”
    Jane fjale te shkruara nga vete dora e Mero Bazes, sherbetorit mediatik me besnik te Ed Boles qe i referohet nxjerrjes se te dhenave te qytetareve ne ankand.

  6. Kush ka surrat të hiqet si opozitar kur kapet me dhjetë duar duke mbledhur thesare si Ali Baba me dyzet hajdutë,

    Kush ka surrat të hiqet sikur si nëpunës lufton për të mirën publike kur nuk ka lënë institucion publik, bankë, rtsh, taksa, ministri, kontrolle, bashki pa futur qen e mace nga libri i shtëpisë, kush ka surrat të hiqet si i pafajshëm kur fut gojën e vet për të kafshuar simite në dhjetra borde të ndyra, banda grabitësish

  7. Hej njerez cohuni dhe mbylleni ne cmenduri edi ramen se po ju merr frymen po ju poshtron per dite eshte koha te behet tani mos prisni me neser eshte vone kur te shikoni databazin e pronave dhe te keni humbur gjithshka ne vendin ku une jetoj personi I cili shikon numrin tim te punes dhe e perdor ate denohet 12 vite burg cohuni te gjithe se bashku dhe kerkoini demshperblim shtetit si veprohet ne gjithe boten mos lejoni nje basdart si rama dhe stafi tij tju thon se ndodhe edhe ne vende te tjera pa permendur demshperblimin per demin e shkaktuar. Cohuni njerez bota nuk funksion si ne shqiperi por ka te drejta dhe detyrime perkrahini disa analist te cilet nuk jane koruptuar nga rama si andi bushati dhe betja shullaku cohuni njerez per te miren e familjes tuaj per femijet tuaj mos lejoni me nje person te marre funde se me shqiparet ben cfar do nje serb si edi rama mallkuar nena qe ka sjelle ne jete kete bir bushtre zoti mos past meshir per kete njeri dhe familjen e tij zoti bekoft shqiperin dhe shqiptaret

    1. Ke te drejte ti, por kush ti coje? Shumica e miletit jane akoma me fotografine e Enver Hoxhes ne shpi dhe per inerci votojne sektin mavi te Ramazanit, gjysem milioni rini ka ikur, ata qe jane ne pune jane skllever, sindikata nuk ka, kryetari i opozites Lul Brava ne gjume se tymi i vet i shkon drejt me 14 biznese kunati.

      Shpresa e vetme fatkeqesisht apo fatmiresisht eshte Berisha. Vetem ai mund tja sherkdheje robt Paulinit te Sorrosit dhe ketyre Paulinerve sufllaqe qe e ben kete vend republike bananesh!

  8. Edhe në “profesionin” e tij si bojaxhi e dhjeu keq Tiranën kur e mori në dorë. Ka akoma ndonjë shqiptar që beson se ky i shkalluar patollogjik congenital ka ndonjë haber për të drejtuar punët e shtetit? Ndërsa banda që e rrethon është e përbërë vetëm nga hajdutë dhe bythlëpirës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *