• |
ide | kryesore

Shkëmbim mes të padëshiruarve të Arsenal e Barcelonës: Aubameyang blaugrana e Coutinho në Premier

-Instant, Sport



Në skuadrat e tyre askush nuk i do e atëherë ka lindur idea: Arsenal i ka propozuar Barcelonës një shkëmbim lojtarësh. Sipas Daily Express, është në tratativa shkëmbimi mes sulmuesit francez të Gunners, Aubameyang dhe Coutinhos së blaugranave. Mesfushori brazilian, që është gjithashtu në orbitën e Newcastle dhe Tottenham, ka lënë të kuptohet se opsioni Arsenal mund të jetë në dëshirën e tij.

E ndërkohë, në merkaton e janarit katalanasit duket se kanë ndërmend të jenë aktivë, për të ndryshuar disi sezonin e vështirë. Ferran Torres është një tjetër lojtar që mund të mbërrijë në Spanjë nga Premier League dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Pep Guardiola. “E di që ata janë duke negociuar dhe se ai është afër blaugranave, por ata ende nuk më kanë thënë se është zyrtare. I zhgënjyer nëse ai do të largohet? Jo, jam i lumtur për të,” tha menaxheri i Manchester City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *