• |
ide | kryesore

Skandali i pagave/ Basha: Konfirmim i skemës kriminale të patronazhimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Teksa Rama e cilësoi këtë një lëvizje të qëllimshme për të krijuar destabilitet, Basha u shpreh në një deklaratë nga selia blu se pas nxjerrjes së pagave të shqiptarëve fshihen patronazhistët.

“Edi Rama filloi me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju e dini se denoncimet tona atëherë përfshinë dhe vjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat më sensitive të qytetarëve, marrë nga Drejtoria e Tatimeve, apo përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria, i ishin vënë në dispozicion shtabit të partisë. Këtë gjë e di fare mirë Edi Rama. Kur thotë se janë marrë si copa-copa, konfirmon denoncimin tonë. Skandali i rrjedhjes së të dhënave, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve. Edi Rama e di këtë, dhe kjo është arsyeja pse i mbron publikisht ata.

Patronazhistët i pret ndjekja penale, madje dhe dënimi me burg, në një shtet normal. Në veçanti ata që kanë ideuar dhe skenuar skemën e vjedhjes së të dhënave personale dhe publikimin e tyre. Është skandaloze, do ishte skandaloze edhe po të ndodhte para 12 apo 13 vitesh, kur morëm ftesën për në NATO. Është dyfish skandaloze sot, sa i takon aftësisë së vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Është skandaloze, sepse vjen pas një sërë skandalesh që kanë përfshirë këtë qeveri, që në fillimet e qeverisjes”, u shpreh kryedemokrati Basha.



3 Comments

  1. Athere ça prisni ? Pse nuk ngrihesh ne protesat kur je i sigurt ne manipulimin qe i ka bere votes palloshi?

  2. Ti o Lyl je rrot kari as me pak as me shume se Sali Plehu Te dy ju keni gisht ne publikimin e ketyre te dhenave sensitive bashke me hackerat kosovare te lidhur me Al-Bin Kurti

  3. O sufllaqe, po kur dolen te denat sensitive ne fillim, Ramazani i falenderoi “hacker-at Kosovare” qe cuditerisht rezultoi se ishin patronazhistet.

    Kshu qe sufllaqe, pisllekun e keni nga brenda, noj patronazhist ju ka devijuar nga stani i Rilindjes se ka pare qe eshte nenpaguar ne krahasim me patronazhistet e tjere. Ato te dhena jane marre nga brenda sistemit se duket qe jane copa copa te marra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *