• |
ide | kryesore

Nxjerrja e të dhënave/ Berisha: Kushedi sa divorce do ketë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se dalja e të dhënave të qytetarëve është një skandal i rëndë që ka rrëzuar shtetin.

“Mega-skandali “Rama Gate” shënon në mënyrë absolute rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria i shëmbëllen një ndërtese në të cilën i janë hequr dritaret dhe çatia dhe ka mbetur një rrënojë në natyre.

Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë database e vë në funksion të botës së krimit. E bën disponibël duke dhunuar dhe terrorizuar çdo person. Sheh rrogat dhe sheh që ky shtet është një piramidë ku dominon mashtrimi. Kjo nxjerr sherrnajë në familjet shqiptare.

Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutimeshme. Nuk ka gjë më të paimagjinueshme se të shkelësh privatësinë. Kanë nxjerrë rrogat e punonjësve shqiptarë në ambasada. Kanë dalë edhe pagat e punonjësve të SHISH” – tha Berisha në emisionin “Zonë e lirë”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Divorcet bjeri ktu o Biriiish, po do te kete gjoba dhe shantazhe te panumerta, pervecse gjywe e pushime nga puna masive!
    Kurse ty komentuesit te pare, mos u ngut….. PRESIM REAGIMIN E AMBASADES AFGANE TE RRUGA E PAKISTANIT!

  2. duke u shprehur se i njëjti qëndrim duhet të mbahet për Berishën ashtu siç është mbajtur edhe ndaj personave të tjerë të shpallur non grata në vendin tonë.

    “Nëse ne kemi kërkuar për të gjithë ata që janë shpallur non grata të largohen nga parlamenti, por edhe nga politika, hije na ka të gjithëve për koherencë dhe për moralitet në politikë, të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe ndaj Berishës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *