• |
ide | kryesore

Skandali me databazën e pagave, Berisha thirrje për protestë: Të ngrihemi kundër regjimit mafioz dhe narkoshtetit të Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka thirrur në protesta vendin për daljen e të dhënave personale.

“Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij!

Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise.

Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar.

Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi”, shkruan Berisha.



7 Comments

  1. S’po del ai Merua qe tregon rrefenja me Berishe…. se do te jete duke kerkuar databazen e pagave per shoket e tjere ilegale

  2. Protesta per bythen e cpuar te salih karaxic berisha qe ti shpetoje non grata,jo salih kete rradhe ky popull nuk do e haje sapunin per djath o kryeShpellkar,tani ku popull po pret qe ti te ngordhesh si Qen i vetem

    1. Të jetë burrë Sali Berisha pas rrëzimit të shpejtë të rilindjes, prilli nuk duhet ta zerë ramën kryeministër, i fut në burg të gjithë, nga edvini, ministrat kryetarët e bashkive, deputetët, drejtorët e drejtorive, e derisa të mos nxjerrin edhe cacidhen e fundit të vjedhur, të mos dalin nga burgu.

      Vetëm kështu, pas nja 20 vitesh mund të hyjmë në hullirin e një shteti normal

      Po nuk bëri këtë Berisha, më mirë le të lejë edvinin në pushtet sa të jetë gjallë, biles tia trashëgojë gregut e zahos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *