• |
ide | kryesore

Elbasan, merr flakë dyqani i pajisjeve elektrike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një dyqan me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në lagjen “28 Nentori”.

“Ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan,” njoftoi policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *