• |
ide | kryesore

Sulm me armë në Kolorado, humbin jetën 6 persona

-Instant, Lajme, Planet



Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me armë zjarri në Kolorado, SHBA. Sipas autoriteteve, të shtënat kanë nisur në Denver, ku i dyshuari ka vrarë dy gra dhe ka plagosur një burrë në një sallon tatuazhesh. Ndërkohë, i dyshuari ka vrarë edhe një burrë në një tjetër vend në qendër të Denverit. Të shtëna janë dëgjuar edhe në një rrugë me shumë qarkullim afër spitalit në Denver, por nuk është raportuar për të plagosur, ka thënë policia.

Disa minuta më vonë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ka tentuar ta ndalë. Një shkëmbim plumbash autori i vrasjesve ka dëmtuar makinën e policisë dhe ka arritur të largohet. I dyshuari ka vrarë edhe një person gjatë tentativës për tu larguar nga autoritetet, ndërsa pak minuta më vonë vrau edhe një person tjetër në hotel.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Lynson McLeod, 47-vjeçar, i cili ka qenë emër i njohur për policinë në dy hetime tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *