• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë shoqëruesi i gazetarit Alfred Lela që ra në humnerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjendet i pajetë 60-vjeçari Ndoc Mulaj që ishte pjesë e grupit të alpinistëve amatorë të gazetarit Alfred Lela në malin e Munellës në Pukë.

Si pasojë e terrenit dhe motit të keq, 2 nga alpinistët kanë rrëshqitur duke rënë në një humnerë rreth orës 16.10 të së enjtes.

2 orë pas incidentit është gjetur Ilir Shyti rreth 30 vjeç i cili është transportuar për në spital. Kërkimet kanë vijuar më pas edhe për Mulajn që për shkak të plagëve të marra nga rrëzimi ka ndërruar jetë.

Ndërsa gazetari Alfred Lela, Dorien Malaj dhe Gisel Dollani janë në gjendje më të mirë. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve të Pukës të cilët janë ndihmuar edhe nga banorë të zonës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *