• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Një nga turistët e mbetur në Bogë ka thyer këmbën

Arkiva, Lajme, Të fundit
bogë



Në fillim u tha se ishin 10 turistë të bllokuar, por më pas situata u sqarua nga autoritetet. Bëhej fjalë për një grup prej 5 turistësh që mbetën të bllokuar në një pikë turistike në Bogë të Shkodrës. Ata janë nisur në orët e paradites për eksplorim, por në zbritje njëri nga udhëtarët ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën.

Dy prej turistëve arritën të zbresin, ndërsa tre të tjerët janë ende të izoluar. Autoritetet thonë se ata janë të paktën 1 orë larg. Në ndihmë të tyre është nisur një grup i PMNZH i Komisariatit Policisë, autoambulanca me ekipin mjekësor si dhe dy grupe të ndërhyrjes se shpejtë të cilët po u afrohen alpinistëve.

Burime nga policia thanë se terreni në Bogë është mjaft i thyer dhe ka shumë akull. Forcat e Sigurisë Kombëtarë dhe forca të policisë janë nisur në ndihmë të tyre. Nuk dihet saktësisht vendi se ku kanë mbetur të bllokuar turistët, por supozohet se forcat e policisë dhe Sigurisë Kombëtare do të jenë pranë tyre brenda 2 orësh. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *