• |
ide | kryesore

Pagat fiktive/ Rama paralajmëron: Afat deri në 20 Janar ose hetoheni për evazion

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal dhe te skandali i publikimit të pagave. Kreu i qeverisë tha se personi që ka publikuar të dhënat do të përgjigjet para ligjit.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë. Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.”, tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli edhe për një fenomen që doli nga ky skandal. Rama u shpreh se 20 Janari është afati i fundit për këto kompani që nuk deklarojnë të plota pagat e punonjësve që të bëjnë deklarimet e reja, në të kundërt ndaj tyre do të fillojnë hetimet për evazion fiskal.



2 Comments

  1. Hahaha, ky eshte fenomen pz.
    Ore ca kane bere ata drejtoret e tu 8 vjet. Pagat aty kane qene, te deklaruara cdo muaj. Ca ka bere ajo drejtoria e riskut ne tatime qe na e shite sukses… pse tani ne 2021 doli qe pagat qenkan fiktive.
    Nga e di ti njehere qe pagat fiktive, tani nje pyetje kam, cilat paga jane fiktive, ata te lartat apo ata te uletat??!!
    Pse te ben pershtypje tani ty kjo… pagat jane gjeja me e vogel qe duhet te shqetesohesh o koke e madhe.

  2. Nuk ka fare rendesi,se kush i nxorri te dhenat e shqiptareve,sepse mund te behet nga shumekush,qe kerkon rremuje,apo “spektakel”politik.Rendesi,ka te hetohet kush dha urdherin,per grumbullimin e ketyre te dhenave,ne nje dore te “vetme”,sepse autori i grumbullimit,desheronte t’i kishte,si ne nje bllok dhe t’i cfrytezonte,ne cdo rast qe do i nevoiteshin,per gjate aventures se vet,sic edhe u perdoren me shume efikasitet te zgjedhjet e pergjitheshme,apo edhe per qellime te tjera,qe nese nuk i’ priten krahet”,do t’i realizoje,sikunder keni per t’a pare…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *