• |
ide | kryesore

Allister fundos Everton, Calvert-Lewin humb penallti: shembet Villa, ‘i çmenduri’ Bielsa rigjen fitoren

-Instant, F1, Sport



Fitore e rëndësishme e Leeds, që fundos një kundërshtar direkt për mbijetesë, ndërsa humbasin Aston Villa e Everton, me Toffies të dorëzuar në shtëpi përballë Brighton. Dygolëshi i Allister ishte vendimtar për të ndalur rikthimin e skuadrës së Benitez.

BRENDFORD 2-1 ASTON VILLA
Fitore me përmbysje e Brentford përballë një Aston Villa, që tani kalohet në renditje pikërisht nga skuadra që e mundi. Gjashtëmbëdhjetë minuta iu deshën Villians për të shënuar golin e avantazhit në transfertën e Brentford, duke dhënë iluzionin e një fitore të thjeshtë, por nuk ndodhi kështu. Në fund të pjesës së parë erdhi barazimi i vendasve me Wissa, që shënoi 1-1 në minutën e 42. Shtatë minuta nga fundi erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen në favor të Brentford i shënuar nga Roerslev. 23 pikë për Brentford, një mbi Villians me dy skuadrat që mbajnë respektivisht vendin e 12 e 13.

EVERTON 2-3 BRIGHTON
Asgjë nuk shkon mirë për Benitez në pankinën e Everton, në vendin e 15 në Premier League. Tre minuta u dëshën për të konfirmuar startin katastrofik të skuadrës së Merseyside, me Allister që kaloi në avantazh Brighton dhe Burn që dyfishoi shifrat në minutën e 21. Everton tentoi të futej në lojë e pas penalltisë së humbur nga Calvert-Lewin në të 25, ishte Gordon në të 53 që ngushtoi rezultatin në 1-2. Gjërat mund të komplikoheshin për miqtë, por Allister shënoi dygolëshin e tij personal dhe të tretin për Brighton në minutën e 71, duke e bërë statistikor golin e dytë të Gordon. Mbetet me 19 pikë në vendin e 15 skuadra e Benitez, ndërsa Brighton lundron mbi mesin e renditjes me 27 pikë në vendin e 8.

LEEDS 3-1 BURNLEY
Fiton Leeds një duel direkt mbijetese, duke zhytur në telashe Burnley me 3-1 e arritur në shtëpi. Në minutën e 39 Harrison kaloi në avantazh të tijtë, ndërsa barazimi i Cornett në pjesën e dytë shkaktoi alarm në radhët e Leeds që shtuan ritmin, duke gjetur golin e dytë me anë të Dallas në minutën e 77. Për të siguruar rezultatin mendoi James në minutën e dytë shtesë, kur fiksoi rezultatin në 3-1. Leeds ngjitet në vendin e 16 me 19 pikë, duke lënë në të 18 Burnley me 11 pikë në zonën e rënies nga kategoria.

England Premier League
Brentford 2-1 Aston Villa
Everton 2-3 Brighton & Hove Albion
Leeds United 3-1 Burnley



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *