• |
ide | kryesore

Ministri i Kulturës së Ukrainës ankohet për personazhin ukrainas në “Emily in Paris”

-Instant, Paparazzi, Slider



Mnistri i Kulturës i Ukrainës,Oleksandr Tkachenko  është ankuar në “Netflix” për mënyrën si është portretizuar një personazh nga Kievi në “Emily në Paris”.

“Emily in Paris”,flet për një vajzë amerikane, të luajtur nga Lily Collins, e cila udhëton në kryeqytetin francez për punë.Në serinë e fundit, Petra, një ukrainase, vjedh një dyqan gjatë një udhëtimi me personazhin kryesor Emily.Mirëpo kjo gjë nuk është mirëpritur mirë nga ministri i cili e përshkroi imazhin e Petrës si “fyes”.“Në ‘Emily në Paris’, ne kemi një imazh karikaturë të një gruaje ukrainase që është e papranueshme. Është gjithashtu fyese,” shkroi Tkachenko në Telegram.Nuk është hera e parë që seriali kritikohet për portretizimin e kombësive të ndryshme.Kur u publikua sezoni i parë, ai u kritikua, veçanërisht në Francë, për promovimin e imazheve stereotipike të qytetit dhe banorëve të tij.

 



1 Comment

  1. Bravo Ministri Ukrainas, mbron identitetin kombetar, kurse qeverite tona mburren se u permend nje shqiptar kriminel i rrezikeshem apo prostitute rregesh, qeveritaret tane aktrojne ne filma shqiptare si gangstere te forte (Filmi “I love Tropoja”) .

    Jetoj jashte prej 22 vitesh, kam mall te shikoj ndonje film shqiptar apo show, por shikoj promovime te jetes se zeze (krime, prostitucion, droge, te forte, lakuriqesi, degjenerin, prishje te familjes)

    Me vjen shume keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *