• |
ide | kryesore

Aktori i “Squid Game” dënohet për ngacmim se*sual

Paparazzi, Slider



Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar për ngacmim se*sual, aktorin e Squid Game, Oh Young-soo.

Young-Soo u shpall fajtor për sjellje të papërshtatshme ndaj një aktoreje në vitin 2017. Ai u dënua me tetë muaj me kusht dhe u urdhërua të ndiqte 40 orë mësime për dhunën seksuale.

Prokurorët e akuzuan Young-Soo në vitin 2022, pasi një aktore, e cila nuk u identifikua, paraqiti një ankesë duke e akuzuar atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Në shumë raste në gusht dhe shtator 2017, Young Soo e kishte përqafuar gruan, i kishte mbajtur dorën, e kishte puthur në faqe dhe ishte shtrirë në dhomën e saj të marrë me qira, ku kishte bërë komente seksuale.

Disa muaj përpara se të akuzohej, Young See u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe, si aktori më i mirë për rolin e tij si Lojtari Nr. 001 në “Squid Game”.

Ai gjithashtu u nominua për një Emmy 2022 për performancën e tij në shfaqje, ende seriali më i ndjekur ndonjëherë në Netflix.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *