• |
ide | kryesore

Rritet numri i rasteve të reja me COVID në Kosovë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Autoritetet kanë raportuar 38 raste të reja të infektuara, më shumë se një ditë më parë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 7 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.

Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Në total numri i rasteve aktive është 540″, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *