• |
ide | kryesore

Anullohet ndeshja e Serie A: ASL i ndalon Torinos trasfertën në Bergamo për sfidën me Atalantan

-Instant, F1, Sport



Autoriteti Shëndetësor Lokal (ASL) i Torinos ka urdhëruar karantinën e detyrueshme në shtëpi për të gjithë grupin e ekipit torinez për pesë ditë, duke filluar nga dita e sotme, si rezultat i pozitivitetit të ri ndaj Covid-19 të një lojtari, që rezultoi i tillë pas tamponeve të kryera mëngjesin e sotëm. Klubi duhej të merrte parasysh vendimin e autoritetit shëndetësor që bëhet ekzekutiv menjëherë: klubi granata u detyrua të anulonte nisjen për në Bergamo, ku nesër është planifikuar ndeshja Atalanta-Torino e vlefshme për javën e njëzetë të kampionatit të Serie A.

NË RREZIK EDHE VIOLA— Nga dje është pezulluar edhe stërvitja në Filadelfia. Në rrezik të madh tashmë është edhe Torino-Fiorentina, e planifikuar për të dielën më 9 janar në stadiumin Olimpik Grande Torino. Për momentin, bilanci i Covid në radhët e Toros është 8 pozitivë: gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit. Në pesë raundet e fundit të tamponeve të kryera nga klubi granata, që prej datës 26 dhjetor, vetëm në një rast kishin dalë të gjithë negativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *