• |
ide | kryesore

Basha nuk tërhiqet: Berisha do të vijë me kriminelë, demokratët mos t’i bashkohen!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha u bëri thirrje demokratëve të mos i bashkohen nesër protestës që ka thirrur Sali Berisha për të marrë selinë. Basha tha se selia e PD nuk do të kthehet në një arenë vetëgjyqësie për interesat e Berishës dhe se ai ka thirrur kriminelë për të sulmuar selinë.

“Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës.
Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar  ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponente te botës së  trafiqeve  dhe krimit, apo të merret peng nga  ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së.
Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie  për interesat e Sali Berishes.

Tani situata është e qartë.
Përplasje mendimesh po.
Liri shprehje po.
Liri zgjedhjesh dhe garë po.
Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.
Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.

Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.
Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.
Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit. PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë  vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj.
Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.
PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp” u shpreh Basha.

https://www.youtube.com/watch?v=0uQnBmAMzt4



12 Comments

  1. edhe ti nje nga kriminelet e hajdutet e Salih Berishes je o Lyl dhe shume shpejt do kesh po te njejtin fat si kurva e vucidolit Tani per tani hani kokat e njeri-tjetrit te shofim gallate

  2. PeDja ka qene dhe mbetet strehe e krimineleve,sigurimsave,hajduteve,kurvave,trafikantevete droges ato njerzore .fundi fundi streha e komunisteve te kthyer ne anti komuniste si Saih Plehu

    1. Po Saimir Tahiri cfare ishte? Drog dealer.Edhe 100 te tjere i ke ne poste qeveritare si puna e Tahirit o dylber 15 kateshi

  3. O Lul Legeni, thirri demokratet te te vine per te te mbrojtur ty o i pafytyre. Mos i nxeh shume gjakrat se pastaj ta bejne edhe ty ate qe i ben ti Gaz Bardhit

    1. me vjen te qesh kur ky keshillon demokratet te mos i bashkohen …a thua se ka ndonje efekt fjala e tij ….empty suit je o lul njesoj sic te thoshin nderkombetaret dikur ….

  4. Opo me kriminel apo jo , me demokrat apo jo , me qen e me mace apo jo ti neser duhet te largohesh me cermoni .

  5. Aty o idiot do jene vete dhe vetem demokrat 24 karat . Pastaj ne protestat e tjera do vjine edhe ata qe kane dy gram tru dhe qe palloshi ju rri mbi kar .

  6. Kam deshire qe neser te nderhyje edhe shteti . nje rruge e dy pune .
    Ne lane bashen dhe narkoshtetin . “Kazakistani” ne keto momente ndjehet me prane se kurre .
    Neser eshte dita e vetvendosjes , o SHQIPTARET o KRIMINELET .

  7. Ju keni tw drejte te jeni kaq i mllefosur ndaj Berishes, pasi e dini qe vetem nese te mbeshtet ai mund te kesh te ardhme. E pe nw diber sa te mbeshteten. Ne fakt e pane te gjithe. Berisha i hengri te gjitha per te te mbrojtur ty. Ai i kthente mbrapsht ata qe i thonin ke shkele ligjin Amerikan me lobingjet. Ndoqe rrugen e gabuar per ta shmamgur Berishen. Pavareisht cdo gjeje, ai nuk e meritonte non gratan. Nje lider u kerkonte prova ashtu sic kerkon ai i kongresit. Gjithsesi, ju e dini se si demokrat nuk mund te behesh kurre kryeminister, si rilindas meqe Frooku, Ngjela, Meroja etj, etj qe dikur te shanin sot te mbrojne ke nje shans te behesh.

  8. Jane po ata persona qe ndoqen Lulushin ne cader e manifestime rrotull Lanes, por kur ndjekin Berishen ky pretendenti lider i PD i quan kriminele. Jo lider, por as politikan nuk u be ky manekini edhe pas 16 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *