• |
ide | kryesore

Kadri Veseli në Hagë, familjarët nuk kanë dijeni nëse është njoftuar për vdekjen e nënës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me qindra qytetarë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë marrë pjesë në varrimin e nënës së Kadri Veselit, i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës. Në varrezat e fshatit Broboniç të Mitrovicës, pasditen e sotme është varrosur 93 vjeçarja, Ajshe Veseli. Në ceremoninë e varrimit nuk ka marrë pjesë ish-kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. Mediat në Kosovë raportojnë se familjarët kanë thënë se nuk janë të informuar nëse e kanë lajmëruar për vdekjen e nënës së tij. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Ajshe Veseli ishte grua e fortë e bujare. Sipas tij, ky varrim është edhe më i vështirë për shkak se Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, nuk merr pjesë në lamtumirën e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *