• |
ide | kryesore

U mbyt me kapuç, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier. Mësohet se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit. Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit. Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopështit duke e dërguar urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pajetë aty. Sipas burimeve nga spitali, fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Une per veti nuk kuptoje kët ngjarje tragjike.. Ne Shqiprie as nje njeri nuke e bën punen si duhe po si let 3 vjeqari vetem në kopshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *