• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, mes tyre një vajzë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia bën me dije se pas informacioneve të marra se disa persona transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Devolli drejt Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, kanë organizuar një operacion. Si rezultat, në pranga janë vënë: Isuf Durmishllari, 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”; Andrea Veisi, 22 vjeç dhe Joana Sageri, 20 vjeçe. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tiranës, duke transportuar 3 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Andrea Veisi bënte transportin e emigrantëve, me një automjet “Mercedes Benz”, ndërsa Isuf Durmishllari dhe Joana Sageri qarkullonin me një mjet tjetër përpara Andrea Veisi për ta informuar atë nëse kishte shërbime policore. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *