• |
ide | kryesore

Ndryshime në polici, ikin 8 shefa të rrugores

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime të rendësishme në drejtimin e policive rrugore ne qarqet e vendit.

Ndryshimet janë justifikuar me arsyetimin se nevojitej një rifreskim i drejtuesve të policisë rrugore nëpër qarqe me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës, megjithatë numri duket tepër i madh.

Madje, ka drejtues që nga “shef” janë kaluar në specialist të thjeshtë siç është Ali Yzeiri i Beratit.

Të gjitha ndryshimet:

Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.

Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.

Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër.

Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.



1 Comment

  1. Hiqni rryshfetet dhe korrupsionin podoni te mos kete me viktima . Asnjerit nuk i qethet se sa gabon , u intereson vetem se sa paguan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *