• |
ide | kryesore

Reklamonin armë dhe drogë, arrestohen vëllezërit shkodranë dhe babai i tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër dhe babai i tyre janë arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e reklamimit të armëve dhe lëndëve narkotike nëpër rrjete sociale të ndryshme. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj  të cilët shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale.

Blutë e qytetit kanë sekuestruar 2.3 kilogramë lëndë narkotike, një armë zjarri, fishekë luftarakë, dy celularë dhe një makinë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *