• |
ide | kryesore

Vokshi flet pas vendimit të kryesisë: Nuk më përjashtojnë dot ata që s’kanë lidhje me PD

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e saj nga Partia Demokratike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se nga PD-ja e nuk e përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Sipas deputetes demokrate, Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e mbajtur në datën 18 dhjetor 2022.

“Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!”, thotë Vokshi.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *