Një person është arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Mësohet se 33-vjeçari F. M., ka bllokuar rrugën me automjetin tip “Benz”, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur mjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.