• |
ide | kryesore

Sanchez, sms Inzaghit: “Nëse më lënë të luaj bëhem një përbindësh”

-Instant, Sport



“Hej mik, kampionët janë të tillë. Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, kampionët sa më shumë luajnë aq më të mirë bëhen. Isha i uritur për të fituar, shpresoja të luaja pas Lacios. Unë jam si një luan në kafaz, nëse më lënë të luaj, jam një përbindësh. Pastaj është trajneri që zgjedh”. Alexis Sanchez nuk kërkon të ndalë vrullin e tij edhe në mikrofonat e Mediaset, pas golit vendimtar në minutën e 121, që rrëzoi Juventusin dhe i dha Superkupën Interit të tij: “Ndeshjet janë kështu, sa më shumë të luash aq më mirë ndihesh. Luajta me Lazion, mendoja të luaja sërish në Superkupë… Por isha i uritur, doja të fitoja diçka”.

“Duhet të vazhdojmë kështu – shtoi kiliani pas festës së madhe me pankinën për golin dhe trofeun – është rruga e duhur dhe duhet të mendojmë gjëra të mëdha. Nuk kam kaluar kurrë një periudhë negative, thjesht nuk luaja. Sa më shumë të luaj, aq më mirë jam.”

Sanchez më pas zbuloi një prapaskenë në lidhje me marrëdhënien e tij me Simone Inzaghin: “Ai më tha se askush nuk ishte si unë dhe se do të më fuste në 15 minutat e fundit sepse bëja diferencën, por unë i përgjigjesha se më bënte të vuaja dhe se ai duhet të më kishte futur në fushë më parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *