• |
ide | kryesore

Ish-numri 1 në botë i tenisit, bën njoftimin tronditës: “Kam kancer në vezore, po bëj kimio”

-Instant, Sport



Chris Evert është e sëmurë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë. Kampionia e 18 Grand Slameve ka zgjedhur të informojë tifozët e saj me një njoftim përmes Tëitterit: “Dëshiroj t’ju them se jam diagnostikuar me kancer në vezore të gradës së parë, kam shumë besim se mund ta kapërcej dhe jam e sigurt se kimioterapia do të japë rezultate të mira. Fatmirësisht e morëm vesh me kohë”.

Kampionia amerikane 67-vjeçare kërkoi të respektohet privatësia e saj: “Shpresoj që ta kuptoni nevojën time për t’u fokusuar te shëndeti dhe kurat e duhura. Sidoqoftë do të më shihni ndonjëherë në lidhje direkte në Espn për ndonjë koment mbi Australian Open”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *