• |
ide | kryesore

“Sulltani” vjen në Tiranë, zbardhen 7 marrëveshjet që do të nënshkruhen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan pritet të vijë ditën e hënë në Tiranë.  Veç vizitës në Lac ku janë ndërtuar 524 apartamente me financim turk, Erdogan e Rama do të kenë një konferencë për shtyp në orën 14:00 në Tiranë, ndërsa më pas në orën 17:00 presidenti turk do t’i drejtohet Kuvendit me një mesazh.

Por gjatë kësaj vizite të tij do të nënshkruhen dhe disa marrëveshje e memorandume. Lapsi.al mëson disa prej tyre.


  1. Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
  2. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
  3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
  4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
  5. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
  6. Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
  7. Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

Presidenti i Turqisë do të largohet nga Shqipëria në orën 18:30. Vizita në Tiranë vjen plot një vit nga vizita e Edi Ramës në Ankara, ku ai u prit me nderime të larta dhe një ceremoni pompoze që tërhoqi jo pak vëmendje.

9 Comments

  1. shumicmemorandume dhe protokolle

    te gjitha jane minimalistike

    por albtelekom u shit te hungarezet ndersa BKT shiti truallin fushes.

    me duket se ka ardh me mor pjesen e vet.

    turqia ka nje inflacion shume te madh qe vjet dhe qe do shkoje edhe me lart

  2. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

    Propaganda e anadollakeve do vijoje dhe e formalizuar tashme.

    1. Asnje marrveshje mbi dokumentet Osmane?! Me ate marveshje mund të tregojmë fare mire:
      1- se si vendi ynë ngeli me i varfëri nën perandorinë Osmane!
      2- marveshjet serbo-turke dhe Greko-turke ne dëm të popullsisë shqiptare.
      3- pse 5 milionë shqiptarë ne Turqi s’kane as shkolla e as të drejta identifik ii mi.
      4 – pse ishte sgqipja e vetmja gjuhë e ndaluar nën perandorinë Osmane?
      Etj etj etj…
      Zgjohu shqiptar!

  3. Sulltan je ne turqi ti,se ne kemi sulltanin tone.O shqiptare e dini ju kush quhet sulltan? Nuk e dini jo se po ta dinit do thoshit ergodani vjen takon sulltanin.Sulltan quhet ai qe ka 12 gra Ergodani nuk ka 12 gra prandaj nuk quhet sulltan.Ky joni po quhet sulltan,se ky i ka me ligj 12 gra.Dhe a nuk thuhet se te gjithe politikanet i kane te punesuara familjaret e tyre ne pune ne shtet dhe grate e tyre ne pune ne qeveri.E pra dhe rama i ka te punesuara grate e tij ne pune ne qeveri te 12 grate e tij ministre ne qeveri?

  4. Eterit e tij na lidhen ne fillim me Titon gati sa nuk u beme Republike e shtate e Jugosllavise pastaj me Ruset ,Kinen dhe tani Turqine vetem lindje dhe vetem lindje (keto te gjithe e kane rrjepur shtetin Shqiptar ne emer te “vellazerise” te pushtave udheheqes Shqipetare Cohuni o popull sa nuk eshte vone!Keqeardhje sa pa fat kemi qene

  5. Për të siguruar “vazhdimësinë” e vet dhunoi zgjedhjet e majit 1996 dhe e çoi Shqipërinë në kaos, gati në konflikte civile në janar-mars 1997 dhe pushtoi institucionet qendrore në shtator 1998. Populli ia hoqi të drejtën e “projektuesit dhe ndërtuesit”, por ai mbeti “drejtor i studios PD” dhe me vetëm 41% të votave u kthye në krye të vendit në 2005 pasi “studioja tjetër politike PS” ishte ndarë në dy pjesë për “ideale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu