• |
ide | kryesore

PD mbledh grupin parlamentar para fillimit të seancës së parë plenare të këtij viti

-Instant, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë grupin e saj parlamentar pak para fillimit të sesionit të dytë të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë. Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar ditën e sotme një shkresë Kuvendit në lidhje me ndryshimet e bëra në strukturat e partisë pas përplasjeve të brendshme.

Në shkresë bëhet me dije se deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baci dhe Edmond Spaho, me vendim të grupit parlamentar, pas masave disiplinore të marra nga Kryesia e Partisë Demokratike, nuk janë më pjesë e këtij grupi. Përmes shkresës, Basha gjithashtu ka vënë në dijeni Kuvendin për zgjedhjen e Enkelejd Alibeajt në postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD duke zëvendësuar në këtë post Alfred Rrushajn.


Basha vë në dijeni parlamentin edhe për emërimin e zëvendësit të ri të Lindita Nikollës në krahun e opozitës. Në këtë post, në vend të Alibeajt emërohet Agron Gjekmarkaj.

5 Comments

  1. Sot eshte dita e pesimizmit, deshperimit dhe depresionit qe boterisht njihet si “e hena blu”. Ndoshta ne kete dite edhe situata e Kryesise me Bashen ne PD-ne e selise zyrtarizoi ate qe kish thene, perjadhtimin nga grupi parlamentar i disa deputeteve pro Berishes, duke u kujdesur qe te mos krijojne grup parlamentar.

  2. Perjashto. Perjashto. Perjashto Po na dole i forte mor gjino
    Po ne 2025 a do futesh ne zgjedhje a jo ty te pelqen vetem Kryeka…..
    Nuk te pelqen Kryeminister.
    Ha hahahaha po ty mendon se do ta shtish me gjat keshtu o loqe po tallet i madh e i vogel me ty deri sa Ramazoni te bej pazarin me Berishes se ti nuk i duhesh me Berisha krijon trazira dhe Na duhet ta qetsojm
    Ramazoni thot qe per Lolon bojen per te lier floket do ja blej un derisa te kerkoj strehim Politik diku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu