• |
ide | kryesore

Video/ Specia e Manajt përmbys Milanin: Napoli fiton në transfertë dhe i bën presion kuqezinjve

-Instant, F1, Sport, Video



Shpresonte të kalonte mbi Interin, por Milan ka marrë goditjen nga nuk e priste, duke humbur 1-2 në shtëpi me Spezian. Goli i Leaos përmbyset në minutën e 6 shtesë e, sikur të mos mjaftojë, Napoli bën goditjen në Bolonja duke mbërritur tashmë dy pikë larg kuqezinjve, që mbeten në vendin e dytë.

Në ndeshjen e javës së 22 të Serie A, Milani humbet 2-1 në shtëpi i befasuar nga Spezia, duke dështuar në parakalimin në krye të renditjes ndaj kushërinjve të Interit. Një Leao i jashtëzakonshëm vuri në provë të vështirë ligurët: portugezi fitoi një penallti që Hernandez e goditi jashtë (45′) dhe një minutë më vonë zhbllokoi ndeshjen. U duk se tashmë gjithcka ishte e thjeshtë për kuqezinjtë. Por Spezia në pjesën e dytë u kthye në lojë, duke barazuar me Agudelo në minutën e 64. Në minutën e 92′ Messias shënoi golin e 2-1, por arbitri Serra në mënyrë të gabuar e ndërpreu aksionin më parë për një faull ndaj Rebic. E me kuqezinjtë ende nervozë, Gyasi i ndëshkon në minutën e 96′.

Në ndeshjen tjetër, Napoli mposhti Bolonjën 2-0 dhe konsolidoi vendin e tretë në renditje pas milanezeve. Në Dall’Ara, djemtë e Spallettit e nisën me këmbën e duhur dhe e zhbllokuan sfidën pas 20′ minutash me devijimin e Lozanos, në një asist të Elmas. Takimin e mbylli në fillim të pjesës së dytë po vetë meksikani, këtë herë i shërbyer nga Fabian Ruiz. Spalletti feston edhe për rikthimin e Osimhen, ndërsa Mihajlovic pëson humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *