• |
ide | kryesore

Video/ Të gjithë pro Furxhiut: Skora nuk futet fare në kandidim, Durrësi zgjedh kryetarin e delegatët me Asamble ‘blitz’

-Instant, Sport, Video



Një mbledhje 30 minuta me një kandidat të vetëm e me propozimin për të mbaruar punë edhe me delegatët. Kjo ishte rezumeja e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, që konfirmoi Mikel Furxhi në krye të shoqatës për një mandat të ri 4-vjecar e jashtë rendit të ditës, por me propozimin e presidentit të Teutës Edmond Hasanbelliu, zgjodhi edhe delegatët me të drejtë vote në Asamblenë zgjedhore të ardhshme të FSHF-së

Në fakt, Mikel Furxhi, që u rizgjodh kryetar, ishte në garë me 22 propizime të vlefshme, ndërsa Indrit Skora nuk arriti të përmbushte numrin 3 të propozimeve, duke mos përmbushur në këtë mënyrë kriteret e statutit që duhen për kandidim. Ai kishte marrë një propozim, ndërsa dy të tjerë dolën të pavlefshëm sepse kishin propozuar të dy emrat.

Jashtë rendit të ditës, e shtuar me propozim të KF Teutës dhe aprovuar në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët prezent, ishte ajo për zgjedhjen e përfaqësueseve të SHRF Durrës në Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore të FSHF, të cilët janë Mikel Furxhi, Agron Kërçova dhe Fundim Dallaku.

Në këtë mbledhje të përvitshme u raportua mbi aktivitetin e futbollit amator në qarkun futbollistik Durrës, aktivitetet e kombëtareve rajonale dhe projektet zhvillimore për vitin 2022. Asambleja e SHRFD mori gjithashtu vendime lidhur me buxhetin e vitit 2022 dhe disa ndryshime statutore duke vendosur një limit prej 3 mandatesh për kryetarin e shoqatës. Procesi i Asambleve të Përgjithshme në Shoqatat Rajonale të futbollit do të vazhdojë në ditët e javët në vazhdim në zonat e tjera.

https://youtu.be/fj9FjjyeEpM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *