• |
ide | kryesore

Gjykatësi Sportiv vendos për Udinese-Salernitana: 3-0 në tavolinë e një pikë penalizimi për kampanët

-Instant, Sport



Gjykatësi sportiv ka marrë vendimin për ndeshjen Udinese-Salernitana, ndeshje që nuk u luajt dhjetorin e kaluar për shkak të mosprezantimit të skuadrës granata në Udine. Fitorja 3-0 në tavolinë iu dha Udineses, me një pikë dënimi për klubin kampan bazuar në sanksionet e parashikuara në nenin 53. Sipas Gjykatësit, Salernitana nuk zbatoi menjëherë masat e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes.

Ndeshja e Dacia Arena më 21 dhjetor nuk u luajt për shkak të numrit të rasteve me Covid pozitiv brenda Salernitanas, për të cilat ASL kishte urdhëruar detyrimin e karantinës. Sipas arsyeve të përshkruara nga Gjykatësi Sportiv në deklaratën e gjatë për shtyp, ndërhyrja e ASL për të bllokuar udhëtimin, ishte kërkuar nga vetë Salernitana – “ndërhyrja e ASL ishte e dëshiruar nëse jo e kërkuar drejtpërdrejt nga klubi kampan” – siç tregojnë disa email.

E thënë më qartë, sipas Gjykatësit Sportiv, Salernitana nuk ka bërë gjithçka që kishte në mundësi, për t’u shfaqur në fushë, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga ASL vendase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *