Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur me ceremoni madhështore homologun serb Aleksandër Vuçiç në Ankara.
Në videon e publikuar nga presidenti Erdogan në rrjetet sociale vihet re parada e forcave ushtarake turke dhe kalorësit me kuaj dhe ushtarët e veshur me uniformën e vjetër osmane.
Me gjithë reshjet e borës ceremonia vijoi normalisht, ku pas himneve Erdogan dhe Vuçiç u drejtuan drejt Presidencës për mbajtjen e takimit.
Kujtojmë që të njëjtën pritje Erdogan e kishte rezervuar një vit më parë për kryeministrin Rama në Turqi. Vuçiç do të zhvillojë sot një vizitë njëditore në Turqi, ku do të marrë pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë.
Me atë rast do të nënshkruhen disa marrëveshje me rëndësi për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i presidentit serb.
Në mbledhje do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh/Panorama.com
Erdoqeni paska pritur vellain e vellait Ramazon
Lidhje te nendheshme qe nuk presin dot
Do t’i kete dorezuar gylenistet e vet ky….
keto pritje i ben per cdo qeveritar qe viziton sulltanin per ti krijuar idene e madheshtise osmane, fatkeqesisht ka nga ata qe mendojne se ja rezervon vetem liderit global suprem…
Populli vlla serb, do thoshte disa here Sulltani ne fjalen e tij!
Miremengjes o interes.
Erdogan ka axhenden e tij politike dhe interesat e Turqise perpara o cecene te peshtire
I peshtire je ti o jargavites i peshtire i Ramazanit ne mos qofsh Ramazani vete! Yt bythqir lulishtesh!
Te pakten serbine e trajton me dinjitet, jo me ultimatume. Ku ka perfundu Shqiperia, nga nje vend qe ka rritur kryengrites ne nje vend lepiresish pa dinjitet.
Si i gjati ine e si i gjati i serbise kerkojne vetem fasada . Sulltani ua ka lexuar mendjen me kohe dhe u dhuron fasada madheshtore . Njerez te gjate ne trup por shume te vegjel ne mendje e ne shpirt . Plehra e sherbetor andej nga shkojne , moralist pastertie e kaposha ne vendin e tyre .
I ka kaluar mediave shqiptare pa u vënë re, një gafë e përkthyesit të Erdoganit në Shqipëri.
Mesa duket ai kishte ngatëruar vizitën e Vuçiçit e parashikuar në Turqi pasi tha se”ujrat e Shqipërisë derdhen në Danub e Danubi derdhet në Detin e Zi, ujrat e të cilit Turqia pretendon se i kontrollon ajo ushtarakisht.
Prandaj u nevrikos edhe Rama me ate përkthyes duke e zbuar.