• |
ide | kryesore

Shifra të frikshme/ 197 jetë të humbura nga aksidentet gjatë vitit 2021 në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjerë vit i përgjakshëm ishte 2021 për shqiptarët, pasi aksidentet rrugore në vend kanë shkaktuar 197 viktima ose 16 persona më shumë se gjatë vitit 2020.

Nga të dhënat e INSTAT, në vitin 2021 janë shënuar 1376 aksidente rrugore ose 142 më shumë se në vitin 2020 . Kjo rritje e ndjeshme numrit të aksidenteve shpjegohet edhe me faktin se gjatë 2020 vendi ka qenë në karantinë dhe lëvizjet kanë qenë të kufizuara. Ndërkohë nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë të dhënat tregojnë se ka ulje të numrit viktimave por janë regjistruar më shumë aksidente e të plagosur.

Shkaktarë të aksidenteve rezultojnë këmbësorët e më pas renditet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Në vitin 2021, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Shqetësues mbetet fakti se grupmosha e të aksidentuarve rezulton e re dhe varion nga 25-34 vjec. Sipas Instat në muajin dhjetor 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 113 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me 5,3 %, shkruan ABC.

Megjithatë nëse bëjmë një krahasim të aksidenteve ndër vite konstatohet një rënie e tyre .

Aksidentet

Janar-Dhjetor 2019 – 1498

Janar-Dhjetor 2020 – 1234

Janar-Dhjetor 2021 – 1376

Viktimat nga aksidentet

Janar-Dhjetor 2019 – 227 persona

Janar-Dhjetor 2020 – 181 persona

Janar-Dhjetor 2021 – 197 persona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *