• |
ide | kryesore

Iu bë atentat te liqeni, Lulzim Masha kërkon mbrojtje nga shteti: Prej një jave më ndiqnin dhe më vëzhgonin

-Instant, Lajme, Të fundit



Administratori i shkollës Willsom, Lulzim Masha, i cili disa ditë më parë i shpëtoi një atentati në liqenin Artificial, ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Ndërkohë ndryshe nga deshmia paraprake, por edhe në disa media biznesmeni fillimisht mohoi të ishte objektiv i ndonjë atentati gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ai ka pranuar se një person e ka vëzhguar. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Masha është shprehur se për gati një javë është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person. Sipas tij këtë person e ka vërjtur pranë shkollës që ai administron, por nuk i ka shkuar ndermend se mund të ketë qenë objektiv i ndonjë atentati, pasi nuk ka konflikt me njëri.

Gjithashtu, ai ka përshkruar përpara hetuesve edhe personin që qëlloi drejt tij. Sipas biznesmenti autori ka qenë i moshës rreth 25- deri në 30 vjeç, i cili ka qenë i veshur me patallona xhinse, esmer me pak mjekër si dhe mbante veshur një kapele, ngjyrë të zezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *