• |
ide | kryesore

Po shpërndanin heroinë dhe kanabis, policia arrestohen në flagrancë dy të rinj në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka arrestuar dy të rinj duke goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasi me iniciale F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të cilët janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *