• |
ide | kryesore

Raiola shtrohet përsëri në spital, stafi i tij ruan privatësinë: “Kontrolle rutinë”

-Instant, Sport



Viti 2022 nuk ka nisur aspak mirë për Mino Raiola, që ka përfunduar për herë të dytë, në një javë, në spital. Menaxheri italo-hollandez mësohet se është shtruar sërish në spitalin “San Raffaele” të Milanos. Rreth gjendjes së tij shëndetësore ruhet maksimumi i privatësisë, por shqetësimi është i madh. Stafi i tij, sidoqoftë, ka theksuar se Raiola “po kryen kontrolle rutinë”.

Menaxheri i fuqishëm sportiv ishte shtruar në spitalin San Raffaele në Milano ku iu nënshtrua një operacioni urgjent edhe një javë më parë. Edhe atëherë, si tani, për 54 vjeçarin nuk janë dhënë shumë informacione në lidhje me gjendjen e tij.

Mes të asistuarve të Raiolës, një prej menaxherëve më të rëndësishëm në futbollin botëror, ka shumë yje të kalibrit të Ibrahimovic, Haaland, Donnarumma, Pogba, Verratti dhe De Ligt. Cështja është se Raiola preferon të lëvizë shumë me lojtarët e tij, për të siguruar kontrata të shtrenjta e komisione të rëndësishme për veten, gjë që e ka bërë armik për shumë klube të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *