• |
ide | kryesore

Rama për zgjedhjet e gjashtë marsit: Do të paraqesim kandidatët, nuk do të ketë deputetë në listë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati për përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale të gjashtë marsit.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët.

“Sa i përket çështjes së dytë, vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin dhe ky është mendimi i gjithë Kryesisë. Sa i përket grave, ju e dini që mes një gruaje dhe dhjetë burrash, unë zgjedh gruan”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej, kryeministri theksoi se një tjetër çështje që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë është edhe ajo e Këshillimit Kombëtar, për të cilën deklaroi si më poshtë.

“Folëm dy çështje, për këshillimin kombëtar, iniciuar publikisht e zyrtarisht. Kanë filluar të mbërrijnë pyetësorët nëpër shtëpi, do të shkojnë në të gjitha familjet, dhe njëkohësisht edhe përmes kanalit digjital. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë këshillim, është diçka krejtësisht e lirë, e thjeshtë, miqësore. Është një këshillim për disa çështje, për të cilat nuk na mungojnë kartonët, por duam të marrim një mendim të qytetarëve, përtej llogoreve politike. Bëhet fjalë për çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët, aspekte të sigurisë, shëndetësisë, por edhe të politikës së jashtme. Është një nevojë reale për ta marrë këtë opinion për të pasur një ide të qartë se çfarë mendojnë njerëzit”. 



2 Comments

  1. qeveria e SHBA bllokon asete qeveritare të një vendi aleat siç është Turqia. E në këtë rast tërheqja ka ndodhur në radhë të parë nga vendi i sanksionuar pra Turqia.

    Kurse media e familjes së Sali Berishës, kërkon ta përdorë këtë shembull, si rast që Uashingtoni edhe mund ta mendojë që t’i heqë Berishës ‘Non Gratën’ për “Korrupsion relevant”, “minim të drejtësisë” e “dëmtim të demokracisë”.

    Në këtë rast, pra sipas nenin 7031, SHBA nuk ka ndodhur asnjëherë në 200 rastet e miratuar deri tani që të rishikojnë ndonjë vendim të Sekretarit të Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *