• |
ide | kryesore

940 qendra votimi në 6 bashki/ Celibashi: Kosto e zgjedhjeve 180 milionë lekë

-Instant, Lajme, Të fundit
PD



Janë 940 qendra votimi në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e 6 marsit dhe kosto e tyre shkon në 180 milionë lekë. Këtë vlerësim bëri Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat duke dhënë informacion për zhvillimin e zgjedhjeve të pjeshsme pas dekretimit të datës nga presidenti Meta.

“Janë 101 qendra votimi në të cilat do votohet në dibër në 6 mars. Në Shkodër janë 4 KZAZ që do të administrojnë procesin zgjedhor, janë 250 qendra votimi. Në Vorë një kzaz 44 qendra votimi në të cilat do të votohet. Në bashkinë Rrogozhinë janë 53 qendra votimi, në Lushnje janë dy KZAZ 157 qendra votimi. Në Durrës 4 KZAZ dhe 335 qendra votimi Në total janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi. Po punojmë për identifikimin elektronik të zgjedhjeve. Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 milionë lekë kosto e zgjedhjeve. Në një konsultim me partitë do vendosim për aplikimin elektronik në bashkinë e Vorës. Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive”, tha Celibashi.

Celibashi tha se nëse Sali Berisha kërkon që të propozojë emra që do të kandidojnë me logon e Partisë Demokratike, duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *